Segmenti rrugor Brezovicë-Prevallë (R115) do të mbyllet përkohësisht gjatë fundjavës për qarkullim, për shkak të zhvillimit të Garës Automobilistike Malore “Brezovica 2026”. Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, kufizimi i qarkullimit do të jetë në fuqi më 18 dhe , nga ora deri në .
Gjatë ditës së shtunë, më 18 korrik, do të zhvillohen stërvitjet zyrtare, ndërsa më 19 korrik do të mbahet gara zyrtare, e organizuar nga Federata e Auto Sporteve të Kosovës. Ministria ka bërë të ditur se për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe sigurinë e pjesëmarrësve, organizatorët do të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe institucionet përgjegjëse.
“Për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe sigurinë e pjesëmarrësve, organizatorët do të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe institucionet përgjegjëse.
Lusim qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik që gjatë këtyre intervaleve kohore të planifikojnë lëvizjet e tyre, të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm rrugor dhe udhëzimet e Policisë së Kosovës dhe zyrtarëve të angazhuar në terren”, thuhet në komunikatën për media. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
