Enver Dugolli është emëruar zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB). Vendimi për emërimin e tij u mor të premten, më , nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Sipas Zyrës së Kryeministrit, Kurti e ka uruar Dugollin për detyrën e re dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.
Në zgjedhjet e mbajtura më , Enver Dugolli – si pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje të Kurtit – nuk arriti të marrë votat e nevojshme për deputet. Ai mori 12 mijë e 81 vota. MPB udhëhiqet nga ministri në detyrë, Xhelal Sveçla, i cili përmes fotografive të publikuar nga ZKM, shihet se mori pjesë në takimin mes Kurtit e Dugollit.
Dugolli ka qenë i angazhuar pas luftës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës e më pas në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Një kohë ka qenë edhe zv.ministër i Mbrojtjes dhe deputet i Kuvendit të Kosovës.
