Shpërndaje në: Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se u ka shkëputur kontratat 20 punëtorëve serbë në këtë ministri që nuk dilnin në vendin e punës. Pacolli ka thënë se ata njiheshin si pjesëtarë të organizatës së ish-“Mbrojtjes Civile” dhe ishin të punësuar që nga viti 2016.
Në një shkrim në Facebook të premten, ministrja në detyrë ka thënë se shkëputja e kontratave vjen pas mungesës së vazhdueshme në vendin e punës dhe në përputhje me rekomandimet e Zyrës së Auditimit. “Sot është nxjerrë vendim për shkëputjen e kontratave të punës për 20 zyrtarë të MMPH-së nga komuniteti serb, të njohur edhe si pjesë e ish-“Mbrojtjes Civile”.
Shkëputja e kontratave vjen si pasojë e mungesës së vazhdueshme të tyre në vendin e punës, si dhe në përputhje me rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit”, ka shkruar ajo. Pacolli ka thënë se këta zyrtarë ishin të punësuar në ministri që nga 5 janari 2016.
“Nga evidencat zyrtare ka rezultuar se këta zyrtarë, të punësuar që nga 5 janari 2016 në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nuk kanë përmbushur detyrimet që rrjedhin nga marrëdhënia e punës, përfshirë mungesën e vazhdueshme në vendin e punës dhe mosrespektimin e detyrave të punës”, vijon shkrimi i saj.
Edhe Arbëri 7 muaj më parë 1981, kurthi i Serbisë dhe shpresa se “diqysh po p’shtojmë” Pacolli u zotua të vendosë ligjshmëri të plotë dhe standarde të njëjta për secilin në administratën publike. “Askush nuk mund të mbajë statusin e të punësuarit pa përmbushur detyrimet që i takojnë.
Do të jemi të pakompromis në zbatimin e ligjit, pa dallim përkatësie apo pozite, sepse shërbimi publik duhet t’u shërbejë qytetarëve me përgjegjësi dhe respektim të plotë të detyrës zyrtare”, përfundon shkrimi i Pacollit.
