Shkëputen kontratat e punës për 20 serb, Pacolli: Nuk përmbushën

0%

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se janë shkëputur kontratat e punës për 20 zyrtarë të ministrisë nga komuniteti serb, të njohur edhe si pjesë e ish-“Mbrojtjes Civile”.

Sipas Pacollit, vendimi është marrë për shkak të mungesës së vazhdueshme të tyre në vendin e punës dhe në përputhje me rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Ajo ka bërë të ditur se, bazuar në evidencat zyrtare, këta zyrtarë ishin të punësuar në ish-Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që nga 5 janari 2016, por nuk kanë përmbushur detyrimet që rrjedhin nga marrëdhënia e punës, duke munguar vazhdimisht në vendin e punës dhe duke mos i kryer detyrat zyrtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Do të vendosim ligjshmëri të plotë dhe standarde të njëjta për secilin në administratën publike. Askush nuk mund të mbajë statusin e të punësuarit pa përmbushur detyrimet që i takojnë.

Do të jemi të pakompromis në zbatimin e ligjit, pa dallim përkatësie apo pozite, sepse shërbimi publik duhet t’u shërbejë qytetarëve me përgjegjësi dhe respektim të plotë të detyrës zyrtare”, ka deklaruar Pacolli. Ministrja theksoi se vendimi është pjesë e zbatimit të ligjshmërisë dhe garantimit të standardeve të njëjta për të gjithë të punësuarit në administratën publike./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi