Superkupa me 15 shtator, kampionati starton me 19-20 shtator

0%

Federata e Basketbollit e Kosovës ka publikuar vendimet e Bordit të marra në mbledhjen e mbajtur më . Ndër të tjera, janë përcaktuar datat e zhvillimit të Superkupës në konkurrencën e meshkujve dhe të femrave, si dhe datat e fillimit të sezonit të ri në ProCredit Superligën e Meshkujve dhe Superligën e Femrave. Superkupa e planifikuar me datë dhe fillimi i ProCredit Superliga me datë 19/.

Superkupa (femrat) e planifikuar me datë dhe fillimi i Superliga Femrat me datë 26/. Në mbështetje të kompetencave të Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), të përcaktuara me Statutin e FBK-së, përkatësisht nenin 24, si dhe në përputhje me Rregulloren e Punës së Bordit, Bordi i FBK-së, në mbledhjen e mbajtur më , pas shqyrtimit dhe diskutimit të të gjitha pikave të rendit të ditës, merr këto vendime: 1.

Miratohet procesverbali i Mbledhjes së Bordit të FBK-së, të mbajtur më 29–. 2. Lidhur me rezultatet e Përfaqësueseve të Kosovës, vendoset që në mbledhjen e ardhshme të Bordit të bëhet një analizë më e thelluar e paraqitjeve dhe rezultateve të të gjitha përfaqësueseve. 3.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Miratohet mundësia që klubet e ProCredit Superligës me obligime financiare ndaj FBK-së, të krijuara si pasojë e moszbatimit të detyrimit për organizimin e ekipeve të grupmoshave të reja , përkatësisht KB Bora dhe KB Peja, t’i shlyejnë këto obligime me nga 10 këste mujore gjatë edicionit garues 2026/2027, në bazë të marrëveshjeve që do të lidhen me FBK-në. 4.

Miratohet, në parim, pakoja e përgatitjeve për edicionin garues 2026/2027 si plan operacional i FBK-së. 5. Miratohen ndryshimet e propozuara në Propozicionet e Garave për edicionin 2026/2027, sipas diskutimeve dhe amendamenteve të miratuara nga Bordi. 6. Miratohen ndryshimet në Rregulloren për Regjistrim dhe Kalim, sipas diskutimeve dhe amendamenteve të miratuara nga Bordi. 7.

Miratohen ndryshimet në propozimin për kuotizim dhe licencim, si dhe në Rregulloren për Licencim të Klubeve, sipas diskutimeve dhe vendimeve të Bordit. 8.

Miratohen kalendarët e garave për ProCredit Superligën dhe Superligën e Femrave për edicionin 2026/2027, sipas të cilëve parashihet: Superkupa e planifikuar me datë dhe fillimi i ProCredit Superliga me datë 19/. • Superkupa e planifikuar me datë dhe fillimi i Superliga Femrat me datë 26/. 9.

Bordi shqyrtoi gjendjen e krijuar pas njoftimit të pranuar nga KB Drita dhe vendosi që të përgatiten mekanizmat e nevojshëm për plotësimin e vendit vakant në ProCredit Superligën e Kosovës, jo më vonë se data . 10. Miratohet dokumenti “Identifikimi i Talentit dhe Zhvillimi Afatgjatë i Lojtarëve (LTAD)”. 11.

Miratohen Manuali Kombëtar i Mini-Basketbollit, Kalendari i Mini-Basketbollit për edicionin 2026/2027, si dhe propozimet për koordinatorët rajonalë. 12. Shqyrtimi i propozimit për strukturën e garave të grupmoshave të reja shtyhet për mbledhjen e ardhshme të Bordit. 13.

Shqyrtimi i propozimit të kalendarit të garave për kategoritë tjera të garimit do të miratohet në mbledhjen e ardhshme të Bordit. 14. Emërimi i Komesarëve të Garave dhe i anëtarëve të Komisionit të Garave/Nominimit shtyhet për mbledhjen e ardhshme të Bordit. 15.

Shqyrtimi i përditësimit të Rregullores për Shpalljen e Laureatëve të Vitit në Basketboll shtyhet për një mbledhje të ardhshme të Bordit. 16. Shqyrtimi i informatës për ngjarjet ndërkombëtare të organizuara nga FBK gjatë verës shtyhet për mbledhjen e ardhshme të Bordit, pas përfundimit të të gjitha organizimeve. 17.

Vendoset që FBK t’i drejtohet zyrtarisht ENBL-së duke e njoftuar se, nëse ENBL është garë e njohur dhe e autorizuar nga FIBA, FBK nuk ka kundërshtim ndaj pjesëmarrjes së KB Golden Eagle Ylli në sezonin 2026/2027 të kësaj gare.

Burimi: Bota Sot