MKT: Kufijtë e zonës së mbrojtur të Prishtinës regjistrohen në

0%

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se kufijtë zyrtarë të perimetrit dhe zonës së mbrojtur të Qendrës Historike të Prishtinës (QHPr) tashmë janë regjistruar dhe janë të qasshëm në platformën Gjeoportali i Kosovës . Sipas MKT-së, kjo është bërë e mundur pas një bashkëpunimi ndërinstitucional me saj, institucioneve të trashëgimisë kulturore dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

“Qendra Historike e Prishtinës, aset i trashëgimisë kulturore – fushë e konservimit arkitektural, me numër unik 4790, është i listuar në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme që nga viti 2020 aprovuar me Vendimin nr. 129/2020, të Ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe së fundi me Vendimin nr. 117/2025, i datës , të Ministrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit”- thuhet në njoftimin e datës .

MKT-së njofton se publikimi i kufijve të perimetrit dhe zonës mbrojtëse në Gjeoportal përfaqëson një hap të rëndësishëm në zbatimin e parimit të konservimit të integruar, sipas të cilit, siç thuhet në njoftim, trashëgimia kulturore trajtohet si pjesë përbërëse e planifikimit hapësinor, zhvillimit urban dhe proceseve të vendimmarrjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Kjo qasje mundëson koordinim më të mirë ndërinstitucional, planifikim më të përgjegjshëm dhe vendimmarrje të bazuar në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore”- thuhet në njoftimin e ministrisë.

MKTS thotë se procesi i publikimit të kufijve të perimetrit dhe zonës mbrojtëse të aseteve të trashëgimisë kulturore do të vazhdojë edhe për asetet e tjera të trashëgimisë kulturore. Më , MKT njoftoi se plani i konservimit dhe menaxhimit të integruar të Qendrës Historike të Prishtinës është publikuar në Gazetën Zyrtare.

Ky plan sipas tyre ofron një kornizë strategjike për mbrojtjen, menaxhimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Qendrës Historike të Prishtinës. Ky plan, po sipas MKT-së, është hartuar përmes një procesi bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës, me pjesëmarrjen e institucioneve, ekspertëve, akterëve relevantë dhe komuniteteve lokale.

Burimi: Kallxo