Borusia e Dortmundit po rinovon skuadrën e saj. Pas largimeve të veteranëve Julian Brandt, Niklas Zyle dhe Salih Ozçan, deri tani te BVB janë bashkuar tre talente të rinj, të moshës nga 17 deri në 19 vjeç. Trajneri Niko Kovaç tashmë po kërkon mirëkuptim. “Duam të jemi të suksesshëm me lojtarë të rinj, të talentuar dhe me cilësi. Por duhet të themi se do të ketë gjithmonë ulje dhe ngritje.
Prandaj duhet të kemi durim kur gjërat nuk shkojnë mirë,” tha trajneri i Dortmundit për mediat e klubit. “ Futbolli ka të bëjë me vazhdimësinë, stabilitetin dhe zhvillimin. Këta janë të gjithë lojtarë të huaj që vijnë në Gjermani dhe në një ambient krejtësisht të ndryshëm. Kultura dhe gjuha janë të ndryshme.
Prandaj duhet tu japësh djemve kohë për tu përshtatur dhe për tu integruar,” t ha 54 vjeçari.
