Bugatti i jep lamtumirën motorit legjendar W16 me modelin e fundit

0%

Viti 2026 do të hyjë në histori si një nga vitet më të rëndësishme për Bugattin. Jo vetëm që po largohet nga Grupi Volkswagen, por gjithashtu po i jep fund modelit W16. Roadster është vetura e fundit rrugore që ka motorin i cili fuqizoi edhe Bolide, një veturë ekstreme vetëm për pistë, e kufizuar në 40 njësi, të cilat u ndërtuan të gjitha deri në nëntor 2025.

Bugatti W16 Mistral i fundit quhet me të drejtë “I Fundit i Llojit të Tij” dhe ka një ngjyrë dyngjyrëshe Pearl dhe Sparkle. Kushdo që porositi modelin e fundit me motor W16 zgjodhi detaje për pjesën e brendshme, ku nënshkrimi i Ettore Bugatti shfaqet në mbështetëset e kokës e pragjet e dyerve.

Ashtu si çdo Mistral tjetër, edhe modeli i fundit iu nënshtrua 400 kilometrave testimesh para se të dorëzohej. Bugatti dikur tha se kishte mbaruar së ndjekuri rekordet, por në nëntor 2024, Mistral me vlerë 5 milionë euro mori titullin e veturës më të shpejtë të prodhimit me çati të hapur në botë. Me Andy Wallace pas timonit, W16 Mistral arriti shpejtësinë 453.91 km/h.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe pse Bugatti ka ndaluar së prodhuari vetura të reja me motor W16, ju ende mund të porosisni një të tillë përmes Programit Solitaire.

Burimi: Telegrafi