Grupi Marigona dhe Zana Abazi Ramadani publikojnë këngën “Nuk Është”

0%

Grupi Marigona është rikthyer në skenën muzikore me projektin e ri “Nuk Është”, duke shënuar rikthimin pas rreth gjashtë vitesh nga publikimi i fundit muzikor. Kënga vjen si një bashkëpunim mes Zana Abazi Ramadanit dhe Vullnet Sefajës, ndërsa është pritur me interes nga publiku që e ka ndjekur grupin ndër vite.

Prej kohësh, Zana Abazi Ramadani i është përkushtuar karrierës së saj si soprano, duke qenë aktive në skenën e muzikës klasike. Me këtë projekt, ajo rikthehet edhe në muzikën moderne përmes emrit Marigona. “Nuk Është” është publikuar në platformat muzikore dhe shënon një kapitull të ri për grupin, i cili rikthehet në skenë pas një pauze të gjatë.

Burimi: Telegrafi