“Bashkëbisedim me Fadil Vatën 1989”, libri që sjell dëshmi të rralla

0%

Është promovuar libri “Bashkëbisedim me Fadil Vatën 1989” i autorit Hajdin Abazi, një vepër e ndarë në 12 kapituj dhe me 355 faqe, e cila i kushtohet figurës së veprimtarit Fadil Vata dhe zhvillimeve politike që paraprinë periudhën vendimtare të vitit 1989.

Libri sjell përmes bashkëbisedimeve kujtime, analiza dhe dëshmi mbi rrethanat politike të asaj kohe, duke u fokusuar në rolin e Fadil Vatës dhe bashkëveprimtarëve të tij. Autori Hajdin Abazi tha se vendimi për ta shkruar librin kishte ardhur pas një dileme të gjatë personale, por se ndjeu obligim moral për të dokumentuar bisedat që kishte zhvilluar me Fadil Vatën dhe Afrim Zhitinë.

Abazi: Fadil Varën dhe Afrim Zhitinë ishin udhëheqës të shqiptarëve ne ish-Jugosllavi “Ka disa vite, ndoshta dy dekada që kam pauzuar një luftë me vetën time, t’i hy shkrimeve të këtyre kujtimeve apo jo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nuk kisha siguri në vetvete a do t’ia dal, por ajo që më nxiste ishte se isha i vetmi që të kisha fatin ato ditë të ishe me ta dhe të bisedojë për ato ndryshime të mëdha, prandaj ke borxh moral.

Asnjëherë askund në libër nuk e kam mohuar pikëpamjen tonë ideologjike… bisedat kanë qenë kryesisht me Fadil Varën dhe Afrim Zhitinë.. ajo që shpesh e dëgjoj të thuhet është se ishin udhëheqës së Kosovës, jo, ata ishin udhëheqës të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Ishin kërkesa të mëdha dhe në libër disa gjëra i kam lënë nga tre pika se nuk kam më duar t’i përshijë të gjithat”, tha Abazi.

Profesori, njëkohësisht ish-deputeti, Enver Hoxhaj vlerësoi se emri i Fadil Vatës është i lidhur ngushtë me fundin e një epoke dhe fillimin e një tjetre për shqiptarët në Kosovë, duke e cilësuar atë si një nga ideologët dhe vizionarët më të rëndësishëm të kohës.

Hoxhaj: Vata ishte shembëll i frymëzimit “Me emrin e Fadil Vatës por edhe gjeneratës së tij dhe Afrim Zhitisë lidhet padyshim fundi dhe fillim i një historie. Fundi i pushtimit, shpërbërjes Jugosllavisë por edhe fillimi i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës. Ka qenë ndër ideologët, vizionaret, veprimtarët më të mëdhenj që ka pasur Kosova dhe trojet shqiptare.

Ideali i tij politik e besimi, përgatitja e tij intelektuale, guximi, e bëjnë shembuj të frymëzimit Fadilin jo vetëm për gjeneratën e tij, por edhe për gjeneratat që do jetojnë çdoherë në Kosovë”, tha Hoxhaj.

Ndërkaq, bashkëveprimtari i Afërt dhe Fadil Vatës, Ibrahim Shala, tha se libri paraqet një qasje të veçantë, pasi rrëfimi ndërtohet përmes bashkëbisedimeve të personazheve kryesore dhe përqendrohet në muajt janar dhe shkurt të vitit 1989. Shala: Libër që thyen paragjykimet “Libër që thyen paragjykimet dhe ideologjinë dokmatike. Si lindi libri?

Një libër shumë i veçantë dhe me qasje që është e realizuar përmes bashkëbisedimit të personazheve kryesore që shprehet edhe në titullin e librit. Harku kohorë është i përqendruar vetëm në muajt janar shkurt të vitit 1989. Që në hyrje të librit autori na bënë me dije që ishte pasojë e bashkëbisedimeve politike e dinamikë të tensionuara e dramatike të Kosovës” , tha ai.

Fadil Vata ishte një nga veprimtarët e njohur të çështjes kombëtare shqiptare në Kosovë dhe një ndër figurat që la gjurmë në lëvizjen politike ilegale të viteve ’80. Ai u angazhua në organizimin dhe udhëheqjen e rezistencës politike të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, duke mbrojtur të drejtat kombëtare dhe aspiratën për liri e barazi.

Burimi: Bota Sot