Nelson Vaiper është huazuar te Sturm Graz. Ky është vendimi surprizë që u zbulua sot nga klubi austriak. Kartoni i 21-vjeçarit i përket Mainzit në Gjermani. Edicioni i kaluar rezultoi zhgënjim, pasi për të minutat ishin me pikatore. Kujtojmë se në vitin 2025 pati “luftë” që t’i rinovohej kontrata. Më pas erdhi firma deri në vitin 2029.
FSHF ndërkohë ka kërkuar që ta afrojë, por Vaiper nuk pranon të ketë kontakt. Sulmuesi me origjinë shqiptare do të përfaqësojë Gjermaninë në Europianin e 21-vjeçarit, që organizohet vitin e ardhshëm.
