Alexis Mac Allister ka vrapuar plot 75.5 kilometra në Kampionatin Botëror. Kjo është distanca më e madhe që e ka përshkuar një futbollist në Kupën e Botës deri më tani. “Macca” është motori i Argjentinës në Botëror dhe një nga më meritorët që përfaqësuesja e tij është në finale. Paraqitja e tij ndaj Anglisë ishte poashtu një nga më të mirat në gjysëmfinale.
Macca përveç që vrapon shumë dhe ndërpret shumë aksione, ka qenë mesfushori që ka krijuar më së shumti raste për gola në Botëror, pas Bellingham. Plot tetë goditje në portë i ka patur ylli i Liverpoolit në Botëror deri më tani.
