Si po e nderon Yamali vendin ku u rrit

0%

Shpërndaje në: Fusha ku sulmuesi i Spanjës, Lamine Yamal, i përsosi aftësitë e tij në një lagje shumëetnike dhe të klasës punëtore jashtë Barcelonës, ishte plot jetë këtë javë. Banorët e presin me krenari finalen e Kupës së Botës në të cilën Spanja e Yamal takohen me Argjentinën e Lionel Messit.

“Ka ardhur momenti që ata të luajnë kundër njëri-tjetrit dhe kjo është e pabesueshme”, ka thënë Keba, banor 18-vjeçar senegalez. Ai e kishte fjalën për admirimin që Lamine Yamal ka për Messin. 39-vjeçari Messi i shijoi vitet më të mira në karrierë te Barcelona. Një fotografi virale paraqet argjentinasin me një fëmijë, i cili është Yamal, tani 19-vjeçar.

Ajo fotografi ka pushtuar imagjinatën para finales që luhet të dielën nga ora në New Jersey. Ndërsa fëmijët nga familjet emigrante luanin në një fushë pas një murali me fytyrën e Yamalit në lagjen Rocafonda, në qytetin bregdetar të Mataros, gjyshja e tij, Fatima Nasraoui dhe kushërira e tij 15-vjeçare, Rayan, shikonin nga një stol aty pranë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Për mua, Lamine do të thotë shumë gjëra të mira. Por mbi të gjitha ai është si vëlla, sepse jemi rritur së bashku”, tha kushërira e tij. Lamine është i lindur në Spanjë. Babain e ka nga Maroku, ndërsa nënën nga Guinea Ekuatoriale. Ai nuk i ka harruar asnjëherë rrënjët.

Edhe Botërori 2026 3 j. më parë Pas largimit nga Liverpooli, Salah po e udhëheq Egjiptin drejt historisë Gjatë gjithë karrierës e ka nderuar Rocafondën me veprimin e tij me dorë “304”, pas shënimit të golave. Është referencë për kodin postar të lagjes.

Gjatë Kupës së Botës ai ka mbajtur një shirit koke me mbishkrimin “Rocafonda”, ka shfaqur flamujt e vendeve të origjinës së prindërve në këpucët e tij dhe ka thënë se futbolli ishte shembull i integrimit racor dhe shoqëror. Pritet që Yamal të shkëlqejë në finalen e Botërorit. Ai deri më tani nuk ka shfaqur më të mirën, për shkak të një lëndimi që e mundoi para Botërorit.

Por Yamal shpreson që në moshën 19-vjeçare të bëhet edhe kampion bote, pasi tashmë e ka titullin e Evropës me Spanjën.

Burimi: Koha