Alarmante: Për 10 ditë, 52 raste të dhunës në familje në Kosovë

0%

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, ka bërë të ditur se gjatë një periudhe 10-ditore të muajit korrik ka trajtuar dhjetëra raste të veprave penale, ku dominojnë rastet e dhunës në familje. Sipas të dhënave të publikuara nga ZMNV, në këtë periudhë janë evidentuar gjithsej 52 raste të dhunës në familje, duke e bërë këtë kategorinë më të shpeshtë të rasteve të trajtuara.

Përveç tyre, Zyra ka trajtuar edhe: 2 raste të trafikimit; 2 raste të vrasjes; 1 rast të vrasjes në tentativë; 1 rast të dhunimit; 1 rast të ngacmimit seksual; 1 rast të shpëlarjes së parave; 2 raste të lëndimit të lehtë trupor; dhe 2 raste të shkeljes së Urdhrit të Mbrojtjes (UM).

Burimi: Bota Sot