Barcelona siguron 105 milionë euro brenda dy orësh

0%

Barcelona ka realizuar një operacion të rëndësishëm financiar, duke siguruar 105 milionë euro përmes emetimit të bonove të garantuara me afat maturimi deri në tetor të vitit 2036. Klubi katalanas njoftoi se operacioni ka zgjuar interes të madh te investitorët ndërkombëtarë, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, ndërsa e gjithë shuma e ofruar u sigurua në më pak se dy orë.

Sipas Barcelonës, kërkesa nga investitorët ishte më shumë se dyfishi i shumës së kërkuar, duke regjistruar një mbishkrim mbi 200 për qind. Bonot u blenë nga një grup investitorësh institucionalë amerikanë, ku përfshihen kompani sigurimesh, fonde investimi dhe fonde pensionesh.

Operacioni parashikon një normë fikse interesi prej 5.14 për qind, ndërsa klubi theksoi se rezultati tregon besimin e tregjeve financiare te projekti dhe strategjia ekonomike e Barcelonës. Një tjetër element pozitiv për klubin është ulja e diferencës së kërkuar nga investitorët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas të dhënave të publikuara nga Barça, kjo diferencë ka zbritur nga 240 në 202 pikë bazë krahasuar me emetimin e mëparshëm, çka sipas klubit tregon një përmirësim të perceptimit të rrezikut financiar. Fondet e siguruara do të përdoren për të forcuar gjendjen e arkës së klubit dhe për të mbështetur planin strategjik të rritjes dhe konsolidimit financiar.

Operacioni u drejtua nga Goldman Sachs, e cila shërbeu si institucioni kryesor dhe agjenti i vendosjes së bonove 10-vjeçare. Me këtë lëvizje, Barcelona vazhdon përpjekjet për të stabilizuar financat e saj dhe për të krijuar më shumë hapësirë ekonomike për projektet e ardhshme sportive dhe institucionale.

Burimi: Bota Sot