KRU “Hidromorava” Gjilan ka njoftuar konsumatorët që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara se po vazhdon procesi i shkyçjes nga rrjeti i ujësjellësit dhe procedurat përmbarimore për obligimet e papaguara.
Sipas njoftimit, konsumatorët janë ftuar që t’i kryejnë pagesat sa më parë, ndërsa për ata që nuk kanë mundësi ta shlyejnë borxhin në tërësi, kompania ofron mundësinë e riprogramimit të pagesave me këste mujore. Konsumatorët që kryejnë pagesën e plotë ose nënshkruajnë marrëveshje për riprogramim do të largohen nga lista për shkyçje dhe procedura të mëtejshme përmbarimore.
Pagesat mund të kryhen në arkat e kompanisë, në Postën e Kosovës, gjatë orarit –, si dhe në institucionet mikrofinanciare. KRU “Hidromorava” ka rikujtuar konsumatorët që të mos kryejnë pagesa në para të gatshme te zyrtarët e kompanisë, por vetëm në pikat zyrtare të përcaktuara. “Pagesa e rregullt e ujit ndihmon drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve tona”, thuhet tutje në njoftim.
