Zjarri më i madh i vitit përfshin Spanjën, digjen 12 mijë hektarë dhe

0%

Spanja po përballet me disa vatra aktive zjarri, ndërsa më e rënda është ajo në rajonin Cinco Villas, në provincën e Zaragozës, e cila është bërë zjarri më i madh i regjistruar këtë vit në vend. Flakët kanë përfshirë rreth 12 mijë hektarë, ndërsa perimetri i zjarrit ka arritur në 60 kilometra.

Për shkak të përhapjes së shpejtë, janë evakuuar gjashtë fshatra dhe mbi 1 mijë e 100 persona janë prekur. Zjarri, i cili shpërtheu të mërkurën, mbetet ende aktiv dhe është përhapur gjatë natës për shkak të temperaturave të larta, erërave të forta dhe lagështisë së ulët.

Njësia Ushtarake e Emergjencave është angazhuar në operacionet për shuarjen e flakëve, ndërsa autoritetet lokale kanë hapur ambiente sportive për strehimin e banorëve të evakuuar. Garda Civile ka arrestuar një person të dyshuar për shkaktimin e zjarrit. Sipas autoriteteve, ai u pa duke u larguar nga zona dhe në çantën e tij u gjetën produkte të ndezshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

I dyshuari rezulton të ketë edhe precedentë penalë për raste të ngjashme në provinca të tjera të Spanjës. Disa rrugë në zonat e prekura mbeten të mbyllura, ndërsa qindra ekipe tokësore dhe mjete ajrore janë angazhuar në operacion. Autoritetet kanë bërë të ditur se prioritet mbetet mbrojtja e banesave dhe zonave të banuara. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com