Hamza priti ambasadorin jorezident të Irlandës: Kosova ka nevojë për

0%

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, priti sot në takim ambasadorin jo-rezident të Republikës së Irlandës për Kosovën, Ragnar Almqvist, me të cilin bisedoi për zhvillimet politike në vend, procesin e integrimit evropian dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Irlandës.

Hamza shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, si dhe vlerësoi prioritetet e Irlandës si kryesuese e Këshillit të Bashkimit Evropian, duke theksuar se Irlanda mbetet një model frymëzues për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

Gjatë takimit u diskutua edhe për situatën politike pas zgjedhjeve dhe nevojën për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja. Hamza theksoi se PDK-ja e mbështet përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian dhe kërkon që edhe Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në përfundim, Hamza ritheksoi se orientimi strategjik i Kosovës mbetet i pandryshuar: anëtarësimi i plotë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Burimi: Bota Sot