Ekskluzive | Arrestohet 20-vjeçari për rrahjen e të miturit në Pejë –

0%

Një 20-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, më shumë se një javë pas një rasti të dhunës ndaj një të mituri në Pejë, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrestuari është Ermal Manaj , 20 vjeçari, i cili dyshohet për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti kishte ndodhur më 8 korrik në rrugën “Madeleine Albright” në Pejë, ku viktimë ishte një i mitur, T. Dobraj, 17 vjeçar. Pas veprimeve hetimore, më 16 korrik, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin.

Gjatë paraqitjes në Sektorin e Hetimeve, Ermal Manaj ka dorëzuar edhe një pistoletë metalike shkrepëse, për të cilën ka deklaruar se është arma që kishte përdorur gjatë incidentit. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Rasti mbetet nën hetim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com