E kërcënonte vazhdimisht babanë për para dhe sfidoi urdhrin mbrojtës

0%

Një 19-vjeçar nga Gjakova është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka shkelur urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata dhe ka vazhduar ta kërcënojë babanë e tij, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Z. Rr. 19 vjeçar, ndërsa viktimë është babai i tij, N. Rr. 68 vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja është raportuar në fshatin Osek Pashë të Gjakovës. Viktima ka deklaruar se djali i tij në mënyrë të vazhdueshme i kërkonte para dhe e kërcënonte, ndërsa kishte vazhduar me të njëjtën sjellje edhe pse ndaj tij ishte në fuqi një urdhër mbrojtës i lëshuar nga gjykata.

Pas pranimit të denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprime për lokalizimin e të dyshuarit, duke e kërkuar në banesën e tij dhe në disa lokacione të tjera ku dyshohej se mund të ndodhej, por ai nuk është gjetur. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ndaj Z. Rr. është iniciuar rasti për veprën penale “Mospërfillje e gjykatës”, ndërsa Policia ka intensifikuar kërkimet për arrestimin e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rasti është duke u trajtuar në koordinim me Prokurorin e Shtetit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com