Rekord historik para finales Spanjë–Argjentinë, biletat arrijnë çmime

0%

Ethet para finales së Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës kanë arritur kulmin, ndërsa çmimet e biletave po shënojnë nivele të papara më herët në sport. Sipas raportimeve të “RMC Sport”, përballja në stadiumin “MetLife” pritet të bëhet finalja më e shtrenjtë në historinë e sportit, për shkak të kërkesës jashtëzakonisht të lartë nga tifozët.

Çmimi mesatar i një bilete në treg raportohet të ketë arritur në rreth 9 mijë e 717 euro, ndërsa edhe biletat më të lira kushtojnë deri në 3 mijë e 496 euro. Shifra edhe më të larta janë shfaqur në platformat e rishitjes, ku disa bileta janë vendosur me çmime që arrijnë deri në 1 milion e 748 mijë euro. Megjithatë, nuk është e qartë nëse këto bileta janë shitur realisht me këto çmime.

Përveç kostos së lartë, organizatorët po përballen edhe me shqetësime për kushtet atmosferike. Nju Jorku është përfshirë nga tymi i zjarreve pyjore në Kanada, vetëm pak ditë para finales, duke ngritur pikëpyetje për cilësinë e ajrit dhe kushtet për tifozët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pavarësisht këtyre shqetësimeve, finalja mes Argjentinës dhe Spanjës pritet të zhvillohet mes interesimit të jashtëzakonshëm dhe të tërheqë vëmendjen e gjithë botës së futbollit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com