Një pëllumb në Oakland, Kaliforni ka marrë trajtim special nga zjarrfikësit ndërsa u gjet “në gjendje të rënduar” në fillim të kësaj jave pas një zjarri në një automjet. “Ekipi raportoi se pëllumbi iu afrua duke kërkuar ndihmë.
Pëllumbi dukej se kishte pësuar thithje të tymit nga zjarri i automjetit”, tha sindikata e zjarrfikësve të Oaklandit, Local 55, në një postim në rrjetet sociale, trasmeton KosovaPress. Pamjet e publikuara online tregojnë një zjarrfikës duke i dha oksigjen zogut përmes një maske të vendosur mbi fytyrën e tij, ndërsa ai qëndronte në rrugë. Më pas pëllumbi “fluturoi pasi pastroi mushkëritë”.
