Kishte kthyer shtëpinë në thertore dhe mbetjet i hidhte në lumin

0%

Një skandal mjedisor dhe i sigurisë ushqimore është zbuluar në fshatin Qilarisht të Përmetit, ku një 62-vjeçar kishte përshtatur banesën e tij si thertore të paligjshme, ndërsa mbetjet e therjeve i hidhte direkt në lumin Vjosë.

Gjatë një operacioni të përbashkët të Policisë së Përmetit, Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe AKU Gjirokastër, u vu në pranga pronari i thertores, shtetasi A. L., 62 vjeç. Në ambientet e shtëpisë së tij u gjetën dhjetëra bagëti të imta në proces therjeje dhe të therura, si dhe matrikuj të dyshuar të falsifikuar.

Policia dhe inspektorët zbuluan gjithashtu një tubacion përmes të cilit mbetjet e therjes shkarkoheshin direkt në lumin Vjosë, duke shkaktuar ndotje të rëndë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) bllokoi menjëherë ambientin dhe gjobiti pronarin me 200 000 lekë të rinj. Nga ky operacion u proceduan penalisht për “Shpërdorim detyre” edhe dy veterinerë, shtetasit L. D., 54 vjeç, dhe Y.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

H., 66 vjeç, të cilët dyshohet se nuk kanë ushtruar kontrollet ligjore mbi bagëtitë e therura në këtë ambient.

Burimi: Bota Sot