Nga: Donisa Fazliu Shpërndaje në: Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, si dhe Ismet Haxha, Rrusten Rukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjaku, Skender Tahiri, Bajram Dibrani e Sheremet Jashari janë paraqitur në Gjykatë në rastin ku ata akuzohen për veprën penale për krim të organizuar e frikësim të dy dëshmitarëve të mbrojtur në rastin “Drenica 1”.
Prokuroria pretendon se ata, si grup kriminal, kanë kryer veprat penale: “Pengim të dëshmisë apo procedurës zyrtare” dhe “Frikësim gjatë procedurës zyrtare”, nga qershori i 2013-tës deri në shtator të 2015-tës, duke i detyruar dy dëshmitarë që t’i ndryshojnë dëshmitë e tyre në rastin “Drenica”. Akuzat në rastin “Drenica” lidhen me keqtrajtim të civilëve në Likoc gjatë luftës.
Për të tashmë janë dënuar disa persona. Që të gjithë në seancat e mëhershme janë deklaruar të pafajshëm.
