Rose Byrne dhe Jenna Ortega bashkojnë forcat në filmin e ri “Nasty”

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Aktoret e njohura, Rose Byrne dhe Jenna Ortega, do të luajnë së bashku në filmin e ri “Nasty”, një dramë që do të drejtohet nga regjisorja Mary Bronstein. Ky projekt shënon ribashkimin e Byrne me Bronstein, pas bashkëpunimit të suksesshëm në filmin “ If I Had Legs I’d Kick You”, ka shkruar Variety.

Filmi rrëfen historinë e një gjimnasteje të talentuar, e cila zbulon se pengesa më e madhe për të siguruar një vend në ekipin olimpik nuk janë rivalet e saj, por trajnerja. Skenari është shkruar nga Isabella Jarosz, ndërsa xhirimet pritet të nisin këtë vjeshtë.

Producent i filmit është kompania “LuckyChap”, e njohur për sukseset me filmat si “ Barbie” dhe “ Saltburn” , ndërsa projekti do të shpërndahet nga labeli i pavarur“Clockwork” i gjigandit “Warner Bros.”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Byrne vjen në këtë projekt pas vlerësimeve të shumta për interpretimin në “ If I Had Legs I’d Kick You” , rol që i solli çmimin “Golden Globe” për Aktoren më të Mirë në kategorinë Komedi/Mjuzikëll, si edhe nominime për “Oscar”, “BAFTA” dhe “Critics Choice Awards”.

Byrne pati treguar se, për t’u përgatitur për rolin e saj të mëparshëm, kishte takuar nëna të fëmijëve me nevoja të veçanta, një përvojë që, sipas saj, ndryshoi përgjithmonë mënyrën se si e sheh prindërimin dhe interpretimin.

Burimi: Koha