Nafta shtrenjtohet për 4 centë

0%

Shpërndaje në: Çmimi tavan i naftës i vendosur nga Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka shënuar rritje prej 4 centësh të premten, krahasuar me një ditë më parë. Sot një lirë naftë mund të tregtohet me 1.60 euro. Të hënën çmimi për një litër ishte 1.56 euro. Edhe çmimi i benzinës ka shënuar rritje prej 3 centësh.

Një litër benzinë të premten do të mund të tregtohet me 1.43 euro, kurse të enjten çmimi ishte 1.49 euro për litër. Çmimi i gazit nuk ka ndryshuar. Një litër shitet për 0.60 euro. Çmimet e derivateve kanë nisur të rriten sërish pas prishjes së marrëveshjes së armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se do ta kthejnë bllokadën për anijet që shkojnë drejt apo dalin nga portet e Iranit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha