KRU “Mitrovica” njofton për intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe

0%

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se do të ketë intervenimet në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa zona të Mitrovicës. Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes janë në teren duke realizuar punime në disa lokacione, në rrjetin e ujësjellësit: Rr. “Agim Ramadani Katana, ”Rr.

“Blerim Durmishi”Rr, “Muhaxhirët”, Fshati Zasellë, Fshati Koshtovë dhe Fshati Frashër. Ndërsa, punimet në rrjetin e kanalizimit: Rr. “Ali Pashë Tepelena”, Rr. “Dan Doroci”Rr, “Xhon Buzuku”Rr, “Arnold Harf”Fshati Tunel i Parë dhe Fshati Rahovë. Gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht.

“Pas rikthimit të furnizimit, si pasojë e ndërhyrjeve teknike, mund të paraqitet turbullirë e përkohshme e ujit. Në rast se uji është i turbullt, ju lutemi ta lini rubinetin të rrjedhë për disa minuta, derisa uji të kthjellohet plotësisht.Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj” thuhet tutje në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi