Qetësi në kufijtë e Kosovës, pritjet deri në pesë minuta

0%

Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet pa pritje të gjata dhe pa kolona, sipas të dhënave të fundit të publikuara për mëngjesin e së premtes. Në shumicën e pikave kufitare, pritjet për automjete në hyrje dhe dalje janë nga tri deri në pesë minuta, ndërsa kolonat janë zero metra.

Në Dheu të Bardhë dhe Muçibabë, pritjet për automjete janë rreth pesë minuta, ndërsa në pikat e tjera, përfshirë Merdarën, Jarinjën, Bërnjakun, Hanin e Elezit dhe Vërmicën, pritjet variojnë nga tri deri në pesë minuta. Edhe për kamionët, pritjet në hyrje dhe dalje janë nga tri deri në pesë minuta, pa kolona të raportuara. Të dhënat janë përditësuar më , në orën .

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com