Publikohen çmimet e derivateve, nafta 1.60€, benzina 1.43€

0%

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë gjatë ditës së sotme. Sipas këtij vendimi, çmimi maksimal për naftën (dizelin) shkon në 1.60 euro për litër, katër centë më shtrenjtë se ditë më parë.

Ndërsa, benzina do të tregtohet deri në 1.43 euro për litër, tre centë me shtrenjte se një ditë më parë. Ndërkaq, çmimi i gazit është përcaktuar në 0.60 euro për litër, ashtu si një ditë më parë.

Burimi: Bota Sot