Dy raste të narkotikëve në Burgun e Dubravës, Policia nis hetimet

0%

Policia e Kosovës ka iniciuar dy raste për posedim të paautorizuar të narkotikëve në Qendrën Korrektuese të Dubravës, pas zbulimit të substancave të dyshuara narkotike gjatë kontrolleve të rregullta të kryera nga oficerët korrektues.

Sipas Policisë, më 12 korrik, rreth orës , në një zonë sterile në pjesën veriore të qendrës janë gjetur dhe sekuestruar 482 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Gjatë të njëjtit kontroll janë sekuestruar edhe nëntë telefona mobilë, katër kartela SIM dhe 10 kabllo për mbushjen e telefonave.

Në një rast tjetër, të regjistruar më 9 korrik rreth orës , gjatë kontrolleve pranë rrethojës së qendrës janë gjetur edhe katër gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila po ashtu është sekuestruar. Për të dyja rastet është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar personat e përfshirë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot