Ministria e Infrastrukturës njofton për punime në autostradë

0%

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për rehabilitimin e skarpateve në autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas njoftimit, punimet janë duke u zhvilluar sipas planit, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe mbrojtjes së infrastrukturës rrugore.

“Punimet për rehabilitimin e skarpateve po vazhdojnë sipas planit, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe mbrojtjes së infrastrukturës rrugore ”, thuhet në njoftim. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e përkushtuar në realizimin e punimeve me standarde të larta, në mënyrë që kjo autoudhë të ofrojë siguri dhe funksionalitet maksimal për qytetarët.

Burimi: Bota Sot