Sulmohet aeroporti i Niamey-t në Nigeri, 13 të vdekur, mes tyre 11 ushtarë dhe 2 civilë

0%

Të paktën 13 persona, mes tyre 11 ushtarë dhe 2 civilë, humbën jetën në një sulm të ri të dyshuar xhihadist ndaj aeroportit të Niamey-t, kryeqytetit të Nigerit. Ky është sulmi i dytë i madh ndaj këtij objekti strategjik brenda gjashtë muajsh.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, sulmi ndodhi të enjten në mëngjes, kur autorët, disa prej të cilëve mbanin rripa me eksplozivë, u përpoqën të depërtonin në terminalin e aeroportit. Megjithatë, reagimi i shpejtë i forcave të sigurisë pengoi sulmuesit të arrinin objektivin e tyre.

“Bilanci paraprak i këtij tentativi për inkursion është 13 të vrarë nga ana jonë, përfshirë 11 anëtarë të forcave të mbrojtjes dhe sigurisë dhe 2 civilë, si dhe 4 të plagosur. Nga ana e armikut, 22 sulmues janë neutralizuar dhe rreth 20 persona të dyshuar janë arrestua r”, thuhet në deklaratën zyrtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ministria bëri të ditur se një operacion i gjerë ushtarak është ende në zhvillim, por theksoi se situata aktualisht është nën kontroll. Po ashtu, autoritetet siguruan se aeroporti ndërkombëtar i Niamey-t mbetet i hapur dhe funksional për trafikun ajror.

Megjithatë, sipas platformës së specializuar për monitorimin e fluturimeve, Flightradar, disa fluturime drejt Niamey-t janë devijuar ose kanë pësuar vonesa pas sulmit.

Burimi: Bota Sot