Vazhdon rënia e çmimit të naftës, ja sa kushton sot

0%

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme. Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.43 euro për litër, që është dy centë më i ulët krahasuar me ditën e djeshme.

Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.35 euro për litër, ndërsa gazi me 0.67 euro për litër. Sipas ministrisë, këto çmime hyjnë në fuqi nga ora .

Burimi: Bota Sot