U zhduk pasi mori një gjobë prej 5 mijë eurosh nga Gjykata, familja

0%

Një 55-vjeçar nga Gjakova është raportuar i zhdukur, pasi u largua nga shtëpia menjëherë pasi kishte pranuar një vendim gjyqësor për pagesën e një gjobe prej 5 mijë eurosh, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Shani Krasniqin , 55 vjeçar zhdukja e të cilit është raportuar nga bashkëshortja e tij, N.

K. 53 vjeçare Sipas burimeve të Sinjalit, më 15 korrik, rreth orës , 55-vjeçari kishte pranuar një shkresë nga gjykata lidhur me një dënim prej 5.000 eurosh, që kishte të bënte me një aksident të ndodhur më herët. Bashkëshortja ka deklaruar para Policisë se, pas marrjes së këtij njoftimi, ai ishte shqetësuar tej mase për shkak të gjobës dhe pamundësisë financiare për ta paguar.

Më pas, ai është larguar nga shtëpia me një Volkswagen Golf 3 me ngjyrë të kaltër dhe, që nga ai moment, nuk është kthyer më, ndërsa familja nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Me rastin po merret Policia e Kosovës, e cila ka iniciuar procedurën për “Person të zhdukur” dhe ka nisur veprimet për lokalizimin e 55-vjeçarit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com