Marina gjermane bëhet gati për misionin në Hormuz

0%

Kancelari gjerman Friedrich Merze përshëndeti nënshkrimin e marrëveshjes SHBA-Iran si dhe armëpushimin dhe garantimin e kalimit të sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Ai gjithashtu deklaroi se qeveria gjermane do të sqarojë se si mund të ndihmojë në këtë përpjekje, për shembull duke ofruar anije për pastrimin e minave detare ose mbështetje ushtarake për masat për të cilat është rënë dakord.

Merz tha se para se të mund të nisë një mision i tillë ushtria gjermane ka nevojë për një mandat ose ndonjë bazë tjetër ligjore nga Bundestagu, duke shtuar se çështja do të diskutohet gjerësisht dhe me durim. Edhe kryeministri i Luksemburgut, Luc Frieden, përshëndeti “çdo marrëveshje që çon drejt paqes”. Megjithatë ai shtoi se ka ende pjesë që duhen përfunduar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Frieden theksoi se Ngushtica e Hormuzit është e rëndësishme për botën dhe kërkon paqe dhe stabilitet, të cilat, sipas tij, Luksemburgu është i gatshëm të ndihmojë për t’i siguruar. Marina gjermane bëhet gati për misionin në Hormuz Marina gjermane ka dislokuar ndërkohë në Detin e Kuq dy anije për një mision të mundshëm në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes anija për pastrimin e minave „Fulda” dhe anija e furnizimit „Mosel” kaluan Kanalin e Suezit dhe kanë marrë kursin për në portin e Xhibutit, ku pritet të stacionohen për një mision të mundshëm.

Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius tha, në kuadër të një takimi të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, se Gjermania dëshiron të reagojë shpejt nëse lind nevoja. Anijet janë do të jenë pjesë e një misioni të mundshëm për sigurimin e lirisë së lundrimit dhe do të mbështeten nga sisteme çminimi, palombarë dhe forca mbrojtëse.

Për dislokim nuk nevojitet mandat Sipas Pistoriusit është ende e paqartë nëse vërtet do të ketë një mision për çminimin e Ngushticës së Hormuzit. Shumë gjëra varen nga ecuria e mëtejshme e bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit. Sipas ministrit për dërgimin e anijeve nuk nevojitet mandat nga Bundestagu. Ky veprim bëhet në kuadër të kontributit gjerman në misionin detar të BE-së “Aspides”.

Në bordin e dy anijeve ndodhen rreth 140 ushtarë. / DW

Burimi: Bota Sot