Konjufca mori pjesë në takimin ministror në SHBA mbi rritjen e

0%

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në takimin ministror mbi rritjen e rrezikut nga terrorizmi politik, i mbajtur në Washington D.C. dhe i organizuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Përmes një njoftimi, Konjufca tha se pjesëmarrja e Kosovës në këtë takim është e rëndësishme pasi i jep mundësinë vendit të kontribuojë në përpjekjet për parandalimin e terrorizmit politik dhe forcimin e mekanizmave që mbrojnë shoqëritë demokratike nga ky kërcënim.

“Kjo dukuri po merr forma gjithnjë e më të organizuara dhe po vepron përtej kufijve shtetërorë, duke shfrytëzuar rrjetet ndërkombëtare, financimin dhe hapësirën digjitale për të cenuar stabilitetin dhe institucionet demokratike”- ka shkruar Konjufca të enjten më .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Konjufca theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri strategjik i Kosovës, ndërsa bashkëpunimi me SHBA-në dhe vendet partnere është thelbësor për ndërtimin e një mjedisi më të sigurt dhe për mbrojtjen e vlerave demokratike.

Ai shtoi se Kosova do të vazhdojë të japë kontributin e saj në çdo nismë që forcon bashkëpunimin ndërkombëtar dhe i shërben paqes dhe sigurisë.

Burimi: Kallxo