“E turpshme”,  raportuesi i PE-së i reagon ashpër Paunoviqit

0%

Deklarata e ministres serbe të Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila tha se po të ishte në vend të ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq në vitin 1998 do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”, ka nxitur reagime të forta në Kosovë dhe në arenën ndërkombëtare.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, e ka cilësuar deklaratën si të turpshme, duke paralajmëruar se ajo dëmton rëndë besimin në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. “Një deklaratë e turpshme nga një ministre e Serbisë, Snezhana Paunoviq.

Kjo e shkatërron seriozisht besimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Terras në rrjetin social X. Ndërkohë, kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Agron Bajrami, ka bërë të ditur se deklarata e Paunoviqit është adresuar zyrtarisht në Bashkimin Evropian.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Bajramit, deklarata përbën shkelje të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2023 dhe cenon seriozisht procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Deklarata përbën shkelje të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2023 dhe minon seriozisht dialogun, besimin dhe procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka theksuar ai.

Deklarata e Paunoviqit ka ngjallur reagime të shumta nga zyrtarë vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët e kanë cilësuar atë si gjuhë të papranueshme dhe në kundërshtim me frymën e dialogut dhe pajtimit në rajon. A disgraceful statement by a serving 🇷🇸 minister, Snežana Paunović: “If I had been in Milošević’s place in 1998, I would have ethnically cleansed Kosovo.”

That really destroys trust in the EU-facilitated dialogue. @eu_enlargement_ @kosovo @EPPGroup pic.twitter.com/nKHv63obCF — Riho Terras (@RihoTerras) July 16, 2026

Burimi: Telegrafi