Galatasaray bën hapat e parë drejt transferimit të yllit të Real

0%

Galatasaray ka hedhur hapat e parë për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Brahim Diaz, pasi ka kontaktuar përfaqësuesit e futbollistit maroken. Kampionët e Turqisë po kërkojnë të përforcojnë repartin ofensiv pas afrimit të Lesley Ugochukwu dhe e kanë identifikuar Brahimin si një nga objektivat kryesorë të afatit kalimtar të verës.

Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit kanë nisur bisedimet me rrethin e lojtarit 26-vjeçar dhe pritet që gjatë kësaj jave të zhvillojnë kontakte edhe me Real Madridin për të mësuar kushtet e një marrëveshjeje të mundshme.

Trajneri i Galatasarayt, Okan Buruk, thuhet se kërkon një futbollist ofensiv me aftësi për të luajtur si numër 10, por edhe në të dy krahët e sulmit, një profil që përputhet me karakteristikat e Brahim Diazit. Ish-futbollisti i Manchester Cityt dhe Milanit vlerësohet për driblimet, kreativitetin dhe aftësinë për të krijuar hapësira në zona të ngushta të fushës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjithashtu, polivalenca e tij i lejon të luajë në disa pozicione në repartin ofensiv. Brahim Diaz u rikthye te Real Madridi pas një huazimi të suksesshëm te Milani, ku la përshtypje të mira, dhe që prej atëherë është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm në rotacionin e skuadrës madrilene.

Reprezentuesi i Marokut vazhdon të jetë nën kontratë me Real Madridin në stadiumin “Santiago Bernabeu”, ndërsa mbetet për t’u parë nëse klubi spanjoll do të pranojë të negociojë largimin e tij gjatë kësaj vere./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi