Mbi 850 zjarre përfshijnë Kanadanë, tymi rrezikon ajrin edhe në SHBA

0%

Më shumë se 850 zjarre pyjore vazhdojnë të jenë aktive në Kanada, ndërsa tymi i përhapur prej tyre ka përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit në pjesë të mëdha të Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara. Sipas Sistemit Kanadez të Informacionit për Zjarret në Natyrë, aktualisht janë aktive 858 vatra, përfshirë 30 zjarre të reja të regjistruara gjatë së enjtes.

Shumica e tyre raportohet se vazhdojnë të jenë jashtë kontrollit. Autoritetet amerikane kanë lëshuar alarme për ndotjen e ajrit në disa shtete dhe u kanë rekomanduar qytetarëve të kufizojnë aktivitetet në ambiente të hapura. Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së njoftoi se alarmet përfshijnë Midwest-in e Sipërm, rajonin e Liqeneve të Mëdha dhe verilindjen e vendit.

Në pjesë të Miçiganit dhe Minesotës, cilësia e ajrit është klasifikuar si “e rrezikshme”, ndërsa në perëndim të Nju Jorkut është vlerësuar si “shumë e pashëndetshme”. Edhe në zonën metropolitane të qytetit të Nju Jorkut ndotja ka arritur nivele të pashëndetshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Zjarret në veriperëndim të Ontarios kanë krijuar re të dendura tymi që kanë mbuluar Thunder Bayn dhe Toronton, ndërsa erërat e kanë transportuar ndotjen mbi Liqenet e Mëdha dhe deri në Nju Jork. Për shkak të situatës, autoritetet e Nju Jorkut kanë zgjeruar masat emergjente për valën e të nxehtit dhe ndotjen.

Janë hapur qindra qendra ftohjeje, ndërsa qytetarëve u janë shpërndarë maska KN95 për mbrojtje nga grimcat e tymit. Meteorologët parashikojnë reshje shiu dhe stuhi në Ontario gjatë ditëve në vijim, por ato pritet të jenë të pamjaftueshme për shuarjen e zjarreve.

Erërat veriperëndimore pritet të vazhdojnë ta bartin tymin drejt shteteve veriore të SHBA-së edhe gjatë fundjavës, duke ngritur shqetësime për cilësinë e ajrit në New Jersey, ku do të zhvillohet finalja e Kupës së Botës. Sipas kompanisë IQAir, Detroiti aktualisht ka cilësinë më të dobët të ajrit në botë, i ndjekur nga Minneapolis, Chicago dhe Toronto.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com