Beqiri: LDK nuk është pronë private, duhet Kuvend zgjedhor dhe

0%

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit brenda partisë, duke kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në të gjitha nivelet organizative.

Beqiri theksoi se LDK-ja ka një traditë politike sipas së cilës kryetari i partisë merr përgjegjësinë pas humbjes së zgjedhjeve, duke lënë të kuptohet se edhe kryetari aktual, Lumir Abdixhiku, duhet të veprojë në të njëjtën mënyrë. “Është krijuar një standard në LDK, kur i humb zgjedhjet kryetari lëshon rrugë si përgjegjësi kryesor e pastaj edhe të tjerët.

LDK duhet të shkojë në zgjedhje të reja në të gjitha nivelet. LDK nuk është pronë private. LDK është e qytetarëve të Kosovës, e anëtarëve të saj; është aset kombëtar”, ka deklaruar Beqiri. Reagimi i tij vjen në kohën kur brenda LDK-së janë intensifikuar kërkesat për mbajtjen e një Kuvendi të ri zgjedhor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se, pas deponimit të nënshkrimeve nga një grup delegatësh për thirrjen e Kuvendit të ri zgjedhor, ka autorizuar sekretariatin e partisë që të nisë përgatitjet për organizimin e tij.

Burimi: Telegrafi