Dalin pamjet se si një grua ndezi zjarre në një kompleks banesor në

0%

Një grua rreth moshës 30 vjeçe dyshohet se ka hedhur zjarr në një veturë në garazhin e një kompleksi banesor në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Ajo dyshohet se qëllimshëm e ka ndezur zjarrin edhe në ashensorin e së njëjtës ndërtesë. Banorët e kanë njoftuar policinë dhe e dyshuara është arrestuar. Një javë më parë, u fut në garazhet e Kompleksit banesor në Mati 1 një grua.

Nga çanta e saj dyshohet se nxori një sprej, e me të cilin dëmtoi një veturë. Rasti ishte lajmëruar në polici nga banorët. Dy ditë më vonë, e dyshuara erdhi sërish. Në ashensorine kompleksit në katin -2, ajo ndezi zjarr me lëndë djegëse. Banorët sërish kishin lajmëruar policinë, e që këta të fundit ishin vënë në ndjekje të saj për ta identifikuar. Por, ajo nuk u ndal me kaq.

Të mërkurën, në orët e para të mëngjesit, ajo ia vuri flakën një veturë në garazh në kompleksin përballë. Gjithashtu nga zjarri është dëmtuar rrjeti elektrik i ndërtesës, e po ashtu edhe ashensorët nuk po funksionojnë. Banorët kishin dalë nga ndërtesa, ndërkaq zjarrfikësit e policia po kryenin detyrën. Banorët thonë se e dyshuara në fjalë e ka cenuar sigurinë e tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Dje në mëngjes në orën krejt jemi kon në gjumë, kur e kemi hap banesën krejt tym, jemi shqetësuar shumë, unë e kam edhe nënën e moshuar me shumë vështirësi e kemi qit deri poshtë, po thonë që është një femër që po i bon krejt këto dëme, nuk e dimë a është banore apo vjen veç me taxi I bon këtë problem edhe ik, jemi shumë të shqetësuar, kjo situate është që një java mo kulmi ka qenë dje mëngjes”, ka thënë një banore.

Nga Policia kanë thënë personi i dyshuar është arrestuar dhe të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit. Motivet akoma nuk dihen

Burimi: Telegrafi