Ishte 12 qershori i vitit 2002, në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, u zhvillua finalja mes Kastriotit të Ferizaj dhe Vjosës së Shtime e cila përfundoi me fitoren e ferizajasve me rezultat .
Iu sjellim shkrimin e publikuar me 13 qershor të vitit 2002 në gazetën kombëtare “Bota sot”’ “Në finalen e Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave, u ballafaquan dy skuadrat më të mira të Kosovës, kampioni i ri Kastrioti i Ferizajt dhe Vjosa e Shtimes. Hendbollistet e Vjosës në minutat e parë, treguan lojë më të pëlqyeshme dhe mbulonin me sukses çdo hapësirë të fushës.
Shtimjanet në minutën e 16-të kaluan në epërsi me tre gola (5:2), pas 8 minutave edhe me pesë gola (8:3). Në gjashtë minutat e fundit, ferizajaset konsoliduan radhët e tyre dhe deri në përfundim të kësaj pjese shënuan katër gola radhazi duke zvogëluar epërsinë në një gol (7:8).
Në pjesën e dytë hendbollistet e Kastriotit në krye me hendbollisten më të dalluar të kësaj ndeshjeje, Lirie Muhaxherin, rritën cilësinë e lojës, vepruan më lirshëm në fushë dhe flakën ankthin e pjesës së parë. Në anën tjetër portierja Jasemina Ahmeti ishte në formë dhe plot 16 minuta nuk pësoi asnjë gol.
Në minutën e 49-të ferizajaset krijuan epërsi në tre gola () dhe dhjetë minutat e fundit kaluan në ethe për të dyja ekipet. Ekipi i Vjosës mundohej nëpërmjet Valbona Hasanit, që ta barazojë rezultatin, mirëpo asesi ta gjente rrjetën. Lirie Muhaxheri me golin e saj fundosi shpresat e shtimjaneve në minutën e 59-të, kur ngriti epërsinë në .
Ndeshja përfundoi me rezultatin në të mirë të Kastriotit, kështu që ferizajaset për herë të parë në histori u bënë fituese të trofeut të Kupës. Kapitenes Safete Rifati kupën ia dorëzoi Aferdita Fazliu, zëvendësdrejtoreshë e Ministrisë së Sporteve. Hendbollistja më e mirë e ndeshjes u shpall Lirie Muhaxheri, të cilës kupën ia dorëzoi Ferid Zekolli, Drejtor i Ministrisë së Sporteve.
Nga referimi aktiv u përshëndetën gjyqtarët Ilaz Obertinca dhe Hysen Salihu, të cilët u nderuan me mirënjohje nga FHK-ja dhe ShGjHK-ja::, k a shkruar gazeta “Bota sot”. Kastrioti – Vjosa (7:8) Qendra e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Shikues: mbi 700. Gjyqtarë: Ilaz Obertinca, Hysen Salihu. Shtatëshët: Kas. 2 (1), Vj. 6 (3). Përjashtimet: Kas. 6 min., Vj. 4 min.
Kastrioti: Jasemine Ahmeti, Ramize Shabani 2, Arbëresha Jashari, Xhevrie Dibra 1, Lirie Muhaxheri 6, Ganimete Shabani, Valentina Qerimi 1, Safete Rifati 1, Merfide Salihu 4 (1), Ermira Frangu 1, Vlora Jashari dhe Albulena Jashari. Trajnere: Valbona Zeqa. Vjosa: Beqaj, Ndrecaj 1, Ferati, Hamza 1, Haliti 2, B. Braha, Ahmeti, N. Brahaj, V. Hasani 7 (2), Ramadani 2, A. Hasani 1 (1) dhe Haziri.
Trajner Haki Baftiu.