Dinamo Tirana ka siguruar kualifikimin në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, pasi mposhti FC Astanën me rezultat 4:1 pas vazhdimeve, në ndeshjen e zhvilluar në Kazakistan. Astana kishte fituar takimin e parë në Tiranë me rezultat minimal 1:0 dhe ishte mision i vështirë për ekipin shqiptar.
Por, pasi Astana mbeti me një futbollist më pak në minutën e 49-të, ishte shumë më e lehtë, por u deshën vazhdimet për ta përcaktuar fituesin. Në 30 minutat shtesë, Dinamo tregoi karakter dhe cilësi, duke realizuar dy gola të tjerë për ta mbyllur ndeshjen me rezultat bindës 4:1 dhe për të siguruar kualifikimin.
