Shpërndaje në: Mediumet afrikane kanë bërë të ditur të enjten se portieri Edouard Mendy, është dashur ta paguajë vetë shërimin pas lëndimit që e mori në Botërorin 2026. Sipas “Sport News Africa”, Federata e Futbollit e Senegalit nuk i ka pasur të siguruar lojtarët, stafin teknik apo anëtarët e tjerë të delegacionit që ishin në Kupën e Botës.
Portieri i Al Ahlit në Arabinë Saudite, e lëndoi gjurin e majtë në ndeshjen ndaj Norvegjisë, të cilën Senegali e humbi 3:2 në fazën grupore. Ai e pagoi rezonancën magnetike. Senegali ka pasur shumë probleme në Kupën e Botës. Shumë anëtarë kanë qenë pa kontrata, nuk kanë marrë pagat, nuk u janë dhënë bonuset për Kupën e Kombeve të Afrikës dhe kualifikimit në Botërorin 2026.
Senegali u eliminua nga 1/16 e finales të Kupës së Botës.
