Shtëpia e Bardhë: Vazhdojnë bisedimet Uashington-Teheran

0%

Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po vazhdojnë, ndërsa Uashingtoni pretendon se Teherani po përballet me pasoja të rënda si rezultat i përshkallëzimit të fundit.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se Irani po vazhdon dialogun me SHBA-në dhe se është i interesuar për arritjen e një marrëveshjeje, për shkak të “goditjeve shkatërruese” që, sipas saj, ka pësuar.

“Arsyeja e sulmeve të fundit është se Irani ka shkelur Memorandumin e Mirëkuptimit që kishim arritur me ta”, tha Leavitt, duke iu referuar veprimeve ushtarake amerikane, shkruan skynews . Ajo pretendoi gjithashtu se Irani ka sulmuar anije tregtare në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të energjisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, zëdhënësja theksoi se administrata amerikane mbetet e gatshme për zgjidhje diplomatike. “Presidenti është gjithmonë i hapur ndaj diplomacisë”, u shpreh Leavitt, pa dhënë detaje të tjera për gjendjen aktuale të negociatave apo për mundësinë e një marrëveshjeje të re mes dy vendeve.

Burimi: Telegrafi