Lorent Tolaj është gati për aventurën e re. Në Angli e bëjnë të kryer që do të transferohet te Bristol Siti, ndërsa Tolaj duket se ndjek hapat e Anis Mehmetit. Klubi i Championship do të paguajë 4 milionë paund te Plimuth. Tolaj më parë ka spikatur me gola në “League Two” dhe “League One”.
Bomberi shqiptar ka shënuar plot 58 gola në tre edicionet e fundit, ndërsa ka asistuar edhe 30 të tjerë. Kontributi i tij në 88 gola dhe në duke u rritur përgjatë tre viteve, ka bërë që të jetë një nga sulmuesit më efektivë. Edicionin e fundit e mbylli me Plimuth në “League One”, që është ndryshe kategoria e tretë për nga rëndësia në Angli.
Tolaj deri tani është aktivizuar vetëm me moshat e Zvicrës. Nëse FSHF e bind, kuqezinjve mund t’u shtohet një bomber. Më parë është shfaqur duke festuar gola me shqiponjë duke treguar lidhjen e tij me origjinën.
