Tim Merlier vazhdoi dominimin në sprintet e Tour de France, duke triumfuar edhe në etapën e 12-të, 179 kilometra nga Circuit Nevers Magny-Cours deri në Chalon-sur-Saone. Çiklisti belg i Soudal Quick-Step regjistroi fitoren e tretë në këtë edicion të garës, duke konfirmuar se është sprinteri më i fortë i momentit.
Etapa ishte parashikuar të përfundonte me sprint masiv, pavarësisht disa përpjekjeve për arratisje, ku u përfshinë edhe italianët Filippo Ganna, i cili më pas pësoi një shpim gome, dhe Davide Ballerini. Në sprintin final, skuadra Alpecin-Deceuninck punoi për Jasper Philipsen, me Mathieu van der Poel që udhëhoqi trenin e sprintit, por edhe kësaj radhe Merlier doli fitues.
Pas tij u renditën Olav Kooij, Jasper Philipsen, Biniam Girmay, Milan Fretin dhe Anthony Turgis. Kjo ishte fitorja e 74-t në karrierën e Merlierit, i cili këtë sezon po konfirmon statusin e një prej sprinterëve më të mirë në botë. Në renditjen e përgjithshme nuk pati ndryshime.
Tadej Pogaçar vazhdon të mbajë fanellën e verdhë me epërsi prej 3 minutash e 36 sekondash ndaj Jonas Vingegaard, ndërsa Remco Evenepoel është i treti me prapa. ‘Tour de France’ vazhdon me etapën e 13-të, 206 kilometra nga Dole në Belfort.
Pjesa më e madhe e itinerarit është e rrafshët, por fundi pritet të jetë vendimtar me ngjitjen në Ballon d’Alsace (9.1 km me pjerrësi mesatare 6.8%), e cila përfundon rreth 30 kilometra para vijës së finishit. Etapa e 12-të 1. Tim Merlier (Soudal Quick-Step) 03h 38′ 53”B:10 2. Olav Kooij (Decathlon CMA CGM Team) 03h 38′ 53-B:6 3. Jasper Philipsen (Alpecin-Premier Tech) 03h 38′ 53-B:4 4.
Biniam Girmay (NSN Cycling Team) 03h 38′ 53 5. Milan Fretin (Cofidis) 03h 38′ 53 6. Anthony Turgis (Totalenergies) 03h 38′ 53 7. Max Kanter (XDS Astana Team) 03h 38′ 53 8. Clement Russo (Groupama-FDJ United) 03h 38′ 53 9. Mads Pedersen (LIDL-TREK) 03h 38′ 53 10. Huub Artz (Lotto Intermarche) 03h 38′ 53 Renditja e përgjithshme 1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates XRG) 43h 04′ 01 2.
Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 03′ 36 3. Remco Evenepoel (Red Bull – Bora – Hansgrohe) + 00h 04′ 06 4. Juan Ayuso (LIDL-TREK) + 00h 04′ 22 5. Paul Seixas (Decathlon CMA CGM Team) + 00h 04′ 35 6. Florian Lipowitz (Red bull – bora – Hansgrohe) + 00h 04′ 44 7. Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG) + 00h 05′ 08 8. Mattias Skjelmose (LIDL-TREK) + 00h 05′ 45 9.
Lenny Martinez (Bahrain Victorious) + 00h 06′ 34 10. Tom Pidcock (Pinarello-Q36.5 Pro Cycling Team) + 00h 11′ 49
