​Trupi gjykues kundër lirimit të përkohshëm të Kadri Veselit

0%

Trupi gjykues kundërshtoi kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirimin e përkohshëm të tij. Në vendim, trupi gjykues ka thënë se sipas praktikave ndërkombëtare, koha mesatare në tribunale penale ndërkombëtare për të nxjerrë aktgjykimin është 395.2 ditë dhe kanë thënë se po punojnë që aktgjykimi të shpallet pa vonesa. “Trupi gjykues pranon se z.

Veseli ndodhet në paraburgim prej një periudhe të konsiderueshme kohore dhe se gjykimi në këtë çështje ka qenë i gjatë. Siç ka theksuar edhe më parë, Trupi Gjykues po vepron me sa më shumë shpejtësi që është e mundur për ta nxjerrë aktgjykimin pa vonesa të panevojshme.

Trupi Gjykues vëren se koha mesatare e nevojshme për shqyrtimin dhe hartimin e aktgjykimeve në tribunalet penale ndërkombëtare dhe të ndërkombëtarizuara që kanë trajtuar çështje të kësaj natyre ka qenë 395.2 ditë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjithashtu, ai thekson se Gjykata Penale Ndërkombëtare ka vendosur si objektiv që aktgjykimet e shkallës së parë të jepen brenda 10 muajve nga data e deklaratave përmbyllëse” , thuhet në vendim.

Mbrojtja e Veselit në kërkesën për lirim të përkohshëm kanë përmendur edhe çështjet familjare e emocionale, duke thënë se procedurat për vizitat familjare në Hagë po iu kushtojnë familjarëve kohë dhe para.

Burimi: Bota Sot