Bajrami alarmon Sorensenin për deklaratat e Paunoviqit: Shkelje e

0%

Shpërndaje në: Kryenegociatori i Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Agron Bajrami, ka bërë të ditur se e ka ngritur edhe në Bruksel zyrtarisht çështjen e deklaratave fashiste të ministres serbe, Snezhana Paunoviq. Në një shkrim në X, Bajrami ka thënë se për këto deklarata e ka alarmuar edhe emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Bajrami ka shkruar se deklarata e Paunoviqit se “po të ishte në vend të Millosheviqit do të bënte spastrim etnik në Kosovë”, është diçka që e mendon edhe presidenti serb. Sipas tij, deklarata dhe qëndrime të tilla shkelin edhe Marrëveshjen e Brukselit 2023.

“Deklarata dhe sjellje të tilla nga zyrtarë serbë paraqesin shkelje të qartë të Marrëveshjes së Brukselit më 2023, preambula e së cilës i angazhon palët ‘të tejkalojnë trashëgiminë e së kaluarës’ dhe e pohon se ‘paprekshmëria e kufijve dhe respektimi për integritetin dhe sovranitetin territorial… janë kusht thelbësor për paqe”, ka shkruar Bajrami.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Kjo retorikë minon seriozisht Dialogun e BE-së, besimin dhe normalizimin e bazuar në njohje reciproke dhe respekt. Distancimi i Serbisë është thjesht premtim bosh – jo pendim i sinqertë apo refuzim i krimeve të epokës së Millosheviqit”. Ai ka shtuar se Kosova është e përkushtuar në proces, por vetëm nëse mbështeten parimet themelore të tij.

“Çfarë vlere ka të flasësh për zbatimin e tyre kur Serbia vazhdon t’i shkelë Marrëveshjet me fjalë dhe me vepra?”, ka shkruar ai.

Edhe Arbëri 2 o. më parë Kosova padit Paunoviqin pas deklaratës për “spastrimin etnik” Para pak ditësh, Snezhana Paunoviq, ministre e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, ka deklaruar se po të kishte qenë në vendin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta pastronte etnikisht Kosovën.

Kjo deklaratë ka nxitur reagime të shumta, si në Kosovë e Serbi ashtu edhe në Bashkimin Evropian.

Burimi: Koha