Këshilli Evropian ka emëruar portugezin Antero Lopes në postin e shefit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX. Vendimi është marrë më , ndërsa Lopes do ta nisë detyrën më , me një mandat fillestar prej 10 muajsh. Ai do ta pasojë në këtë pozitë italianin Giovanni Pietro Barbano.
Sipas njoftimit zyrtar, Lopes është një zyrtar i lartë ndërkombëtar me përvojë në diplomaci, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e sektorit të sigurisë. Ai ka më shumë se katër dekada përvojë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, përfshirë mbi 25 vjet angazhim në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Gjatë karrierës së tij, Lopes ka shërbyer në Forcën Mbrojtëse të OKB-së në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, UNPROFOR, si dhe për gjashtë vjet në Misionin e Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë, UNMIK. #Kosovo : @EUCouncil has appointed Mr. Antero Lopes 🇵🇹 as the new Head of Mission of EULEX Kosovo.
Starting on 10 August 2026, he will lead the EU mission supporting Kosovar rule of law institutions until 14 June 2027. More ⬇️ — EU Council Press (@EUCouncilPress) July 16, 2026 Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
